Zarif: Marrëdhëniet Teheran-Pekin kanë shënuar progres të madh
(last modified Tue, 16 Feb 2021 13:07:33 GMT )
Shkurt 16, 2021 14:07 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëdhëniet Teheran-Pekin kanë shënuar progres të madh

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se marrëdhëniet Teheran-Pekin në gjysmëshekullin e kaluar kanë shënuar progres shumë madh në atë mënyrë që bashkëpunimi në fusha të ndryshme e ka bërë Iranin dhe Kinën partner të besueshëm për njëri-tjetrin.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një artikull të publikuar në gazetën “Populli” të Kinës, vuri në dukje 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve dhe ka shkruar: “Shkëmbimet mes Iranit dhe Kinës kanë një histori shumë të gjatë dhe të dy vendet kanë ruajtur bashkëpunimin dhe shkëmbimet e veta tregtare dhe kulturore nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit. Irani dhe Kinës vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë politikës së jashtme të pavarur nga aspekti politik. Në janar të vitit 2016, marrëdhëniet e Teheranit dhe Pekinit janë ngritur në nivelin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik dhe të dy vendet po ndjekin bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe në çështjet ndërkombëtare po mbështesin njëri-tjetrin”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim të këtij artikulli ka vlerësuar projektin e përbashkët për ndërtimin e “Rripit dhe Rrugës” si iniciativa më e rëndësishme e Kinës për ta luajtur rolin botëror dhe shtoi: “Irani në mënyrë aktive merr pjesë në ndërtimin e përbashkët të “Rripit dhe Rrugës” dhe shpresojmë se Irani të ketë një rol më të madh në këtë projekt. Me padyshim se zgjerimi i marrëdhënieve të Iranit dhe Kinës të bazuar mbi respektimin reciprok ndaj sovranitetit dhe pavarësisë, mbi respektimin e sistemeve të ndryshme shoqërore të njëri-tjetrit dhe në bazë të bashkëpunimit fitore-fitore”.

Zarif gjithashtu duke vë në dukje faktin se bota në 50 vitet e kaluara, ka përjetuar ndryshime të mëdha, theksoi: “Kina është shndërruar në një forcë të rëndësishme në ekonominë globale dhe në arenën e zhvillimeve politike ndërkombëtare dhe ka pjesëmarrje aktive në hartimin e programit global të punës ndërsa edhe Irani është një forcë e rëndësishme në Azinë Perëndimore. Për Iranin dhe Kinën më shumë se në çdo kohë tjetër është e nevojshme që të forcojnë marrëdhëniet bilaterale në mënyrë që të krijohet një lloj i ri i partneritetit”.  

Tags