Zarif: Nga 23 shkurti do të reduktohet mbikëqyrja e ANEA-së
(last modified Wed, 17 Feb 2021 13:05:48 GMT )
Shkurt 17, 2021 14:05 Europe/Tirane
  • Zarif: Nga 23 shkurti do të reduktohet mbikëqyrja e ANEA-së

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se bashkëpunimet e Iranit me ANEA-në do të vazhdojnë, por duke filluar nga 23 shkurti do të reduktohet mbikëqyrja e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif pas mbledhjes së Qeverisë në lidhje me zbatimin e projektligjit të miratuar në Parlament për marrëveshjen bërthamore, ka thënë: “Në bazë të projektligjit të miratuar në Parlamentin Islamik të Iranit, më datë 23 shkurt, do të fillojë të zbatohet një prej veprimeve të cilët i ka caktuar ky ligj dhe ai është reduktimi i mbikëqyrjes së ANEA-s dhe jo ndërprerja e këtij procesi. Deri më tani, ne kemi vepruar në bazë të marrëveshjes për mbikëqyrje në aspektin e sigurisë që në realitet është standard i mbikëqyrjes së ANEA-së dhe vazhdojmë të qëndrojmë në zotimet tona. Ne, gjithashtu si një veprim vullnetar, kemi zbatuar edhe Protokollin Shtesë pa miratim, ndërsa tani kemi marrë vendim që ta ndërpresim këtë zbatim vullnetar. Me kërkesën që ka bërë shefi i ANEA-së, do të konsultohemi me atë, por Agjencia për Energji Atomike e Iranit në mënyrë zyrtare e ka njoftuar ANEA-në se që nga data 23 shkurti, do të ndërpritet zbatimi i veprimeve tona vullnetare në kuadër të Protokollit Shtesë, por do të vazhdojë mbikëqyrja e ANEA-s”.

Zarif duke së Irani është i gatshëm të bisedojë për cilësinë e mbikëqyrjes së ANEA-s, shtoi: “Mbikëqyrja e ANEA do të vazhdojë në mënyrë të zakonshme ashtu si në vendet e tjera, ndërsa palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duhet të kthehen në zbatimin e zotimeve të tyre. Veprimet që ka bërë Irani janë në kuadër të zbatimit të paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore dhe ne jemi në marrëveshjen bërthamore dhe ashtu siç është deklaruar edhe në nivelin e autoriteteve më të larta të Iranit, sapo të hiqen sanksionet nga ana e Amerikës dhe shteteve të tjera, Irani do të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta”.

Tags