Rreth 2 tonë lëndë narkotike zbulohen  në jug të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104506-rreth_2_tonë_lëndë_narkotike_zbulohen_në_jug_të_iranit
Prokurori i Përgjithshëm dhe Revolucionar i qytetit Kangan të provincës Bushehr në jug të Iranit njoftoi zbulimin e rreth 2 tonë drogë në këtë qytet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 20, 2021 08:46 Europe/Tirane
  • Rreth 2 tonë lëndë narkotike zbulohen  në jug të Iranit

Prokurori i Përgjithshëm dhe Revolucionar i qytetit Kangan të provincës Bushehr në jug të Iranit njoftoi zbulimin e rreth 2 tonë drogë në këtë qytet.

"Akbar Ahmadi", prokurori i përgjithshëm dhe revolucionar i qytetit Kangan, të Premten tha: nga kjo shumë, 1,340 kilogramë drogë opiumi u transportuan me det me anije të shpejta në qytetin Kangan pasi u ngarkuan nga jugu i Hormozganit. Ahmadi shtoi: "Kjo ngarkesë e drogës u shkarkua në brigjet e Kangan dhe u fsheh me mjeshtëri nga kontrabandistët në malet rreth qytetit në disa vende për t'u transferuar në brendësi të vendit në një kohë të përshtatshme për shpërndarje, por që u kap nga forcat e sigurisë ". Prokurori Publik i qytetit Kangan, duke deklaruar se 650 kilogramë narkotikë u gjetën në një operacion tjetër, tha: "Në këtë operacion, katër tregtarë të vdekjes, u arrestuan". Republika Islamike e Iranit gjatë vitit të kaluar ka regjistruar shkallën më të lartë të konfiskimeve të drogës në botë, megjithë kushtet e embargos.