Gharibabadi: Agjencisë nuk i jepet qasje shtesë përtej protokollit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104586-gharibabadi_agjencisë_nuk_i_jepet_qasje_shtesë_përtej_protokollit
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë deklaroi se "zbatimi i plotë i rezolutës së parlamentit iranian është një qëndrim serioz i shtetit dhe se askush nuk ka të drejtë të devijojë nga ajo shtoi se:  Nuk ka asnjë ripërtëritje ose zgjatje të afatit dhe asnjë qasje shtesë përtej protokollit nuk do t'i jepet Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2021 06:34 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Agjencisë nuk i jepet qasje shtesë përtej protokollit

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë deklaroi se "zbatimi i plotë i rezolutës së parlamentit iranian është një qëndrim serioz i shtetit dhe se askush nuk ka të drejtë të devijojë nga ajo shtoi se:  Nuk ka asnjë ripërtëritje ose zgjatje të afatit dhe asnjë qasje shtesë përtej protokollit nuk do t'i jepet Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. 

Sipas IRNA, "Kazem Gharibabadi" të hënën në mëngjes në një intervistë me gazetarët shpjegoi rezultatin e bisedimeve midis Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me zyrtarë iranianë dhe tha: Siç pasqyrohet në deklaratë, Irani dhe IAEA kanë rënë dakord të pezullojnë zbatimin e Protokollit Shtesë dhe qasjen sipas marrëveshjes bërthamore dhe bashkëpunimi do të vazhdojë  vetëm në kuadër të protokollit mbrojtës. Prandaj, sipas ligjit parlamentar, asnjë qasje e jashtëligjshme nuk do t'i jepet Agjencisë dhe nuk do të kryhen inspektime ekstra-mbikëqyrëse. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në ANEA gjithashtu tha se: qëllimi i procesit të verifikimit dhe i testimeve të nevojshme i cili është përmendur në paragrafin 2 të deklaratës dhe sic është cilësuar më parë në marrëveshje është që Iranit për një periudhë 3 mujore disa nga informacionet e aktiviteteve dhe pajisjet inspektuese t'i konfiskojë dhe mbajë vetë. Gjatë kësaj periudhe agjencia nuk do të ketë asnjë qasje në këto informacione dhe ato do të jenë vetëm në zotërim të Iranit. Ai shtoi: Nëse gjatë kësaj periudhe 3 mujore sanksionet do të hiqen këto informacione do t'i dorëzohen IAEA dhe në rast të kundërt ato do të fshihen përgjithmonë. Karibabadi shtoi se për arsye sigurie dhe për shkak se qendrat kyçe të Iranit janë të përmendura në këtë deklaratë ajo do të qëndrojë e fshehtë. IAEA dhe Irani ditën e dielë në përfundim të vizitës së Rafael Grosi në Iran, nxorën një deklaratë të përbashkët lidhur me vazhdimin e aktiviteteve të nevojshme të inspektorëve të IAEA në Iran.