Ruhani: Armiku në luftën imponuese ekonomike ka dështuar përball Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se humbja e efektit të sanksioneve tregon dështimin e armikut në luftën ekonomike kundër popullit të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të qeverisë ka njoftuar për marrëveshjen me Korenë Jugore, Japoninë, Irakut dhe Omanit për lirimin e pasurive valutore të Iranit dhe ka shtuar: “Rezistenca maksimale e popullit të Iranit përball luftës së gjithanshme të armikut, tani ka dhënë rezultate”.
Ruhani duke thënë se eksportet e Iranit në rajonin e Euro-Azisë është shtuar me 30% pas zbatimit të marrëveshjes për tregti preferuese, shtoi: “Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka shfrytëzuar masat e diplomacisë paqësore dhe të mënjanimit të tensioneve dhe marrëveshja për tregti sipas preferencës me Unionin e Euro-Azisë është një prej veprimeve shumë të dobishme në fushën e tregtisë ndërkombëtare gjatë viteve të kaluara. Duke marrë parasysh qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në zhvillimin e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme, rajoni i Euro-Azisë është një hapësirë e përshtatshme që rezultatet e këtyre qëndrimeve në periudhën e sanksioneve dhe të pandemisë Korona jo vetëm që kanë në dobi të Iranit, por në dobi të të gjitha vendeve të këtij rajoni”.