Zarif: Irani mbështet kombin e shtypur të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104668-zarif_irani_mbështet_kombin_e_shtypur_të_jemenit
Ministri i jashtëm i Iranit thotë se Teherani mbështet çdo veprim që do t'i jepte fund agresionit kundër popullit jemenas.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 24, 2021 09:56 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani mbështet kombin e shtypur të Jemenit

Ministri i jashtëm i Iranit thotë se Teherani mbështet çdo veprim që do t'i jepte fund agresionit kundër popullit jemenas.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios IRIB, duke cituar faqen e lajmeve të Al-Masira TV; Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif tha se përpjekjet për të zgjidhur krizën e Jemenit po vazhdonin, duke theksuar se Teherani mbështet çdo veprim që do t'i jepte fund agresionit kundër popullit jemenas. Në një intervistë me TV Al-Masira në Teheran të martën, Zarif shtoi se vendosja e një armëpushimi dhe heqja e rrethimit kundër popullit jemenas me qëllim të zgjidhjes së krizës humanitare të vendit është një parakusht për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Jemenit. Ministri i Jashtëm iranian theksoi se mbështetja e Republikës Islamike të Iranit për popullin e Jemenit dhe rezistencës së tij buron nga nevoja për të mbështetur të shtypurit.