Islami: Nuk ekziston kurrfarë kontradikte për raportin rreth avionit ukrainas
Ministri i rrugëve dhe transportit të Iranit deklaroi se nuk ekziston kurrfarë kontradikte në lidhje me rileximin e kutive të zeza të avionit ukrainas dhe së shpejti do të publikohet raporti në lidhje me këtë aksident.
Muhamed Islami në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Iran Press, ka reaguar ndaj pretendimeve të raportuesit të OKB në lidhje me këtë se në shpjegimet e Iranit rreth rrëzimit të avionit ukrainas ekzistojnë shumë kontradikta, ndërsa ka thënë: “Shqyrtimi dhe hetimi i rrëzimit të avionit ukrainas është bërë në bazë të rregulloreve dhe standardeve të ICAO. Rileximi i kutive të zeza të avionit ukrainas gjithashtu është bërë në prani të përfaqësuesve nga fabrika prodhuese e avionit, kompania shfrytëzuese e avionit dhe autoritetet e tjera përkatëse në një institut shkencor hulumtues francez”.
Islami ka shtuar: “Raporti i rileximit të kutive të zeza të avionit ukrainas në bazë të ligjit gjithashtu është dërguar për shtetet përkatëse si Amerika, Kanada dhe Franca dhe ata kanë deklaruar qëndrimet e tyre. Kështu që nuk ekziston ndonjë paqartësi në lidhje me këtë çështjeje”.