Ruhani: Ndërtimi i autobanit “Ghadir” tregon dështimin e presionit maksimal të armikut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104726-ruhani_ndërtimi_i_autobanit_ghadir_tregon_dështimin_e_presionit_maksimal_të_armikut
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se ndërtimi i autobanit “Ghadir” dhe projekteve të tjera të mëdha kombëtare, tregon dështimin e presionit maksimal të armiqve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 25, 2021 14:50 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ndërtimi i autobanit “Ghadir” tregon dështimin e presionit maksimal të armikut

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se ndërtimi i autobanit “Ghadir” dhe projekteve të tjera të mëdha kombëtare, tregon dështimin e presionit maksimal të armiqve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të projektit të autobanit “Ghadir”, deklaroi: “Zbatimi i këtij projekti dhe projekteve të tjera të mëdha kombëtare pavarësisht luftës ekonomike, sanksioneve dhe presionit maksima, tregon se këto presione kanë dështuar sipas pohimit të vetë armikut”.

Hasan Ruhani gjithashtu duke uruar përvjetorin e lindjes së Imam Aliut (a.s.), shtoi: “Dështimi i armiqve ka ardhur si rezultat i durimit të popullit iranian dhe udhëzimeve të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.  Ndërtimi dhe përurimi i autobanit “Ghadir” është një veprim shumë i rëndësishëm, sepse ky autoban e lehtëson në masë të madhe tranzitin nga lindja në perëndim dhe nga perëndimi në jug dhe në realitet është pjesë e Rrugës së Mëndafshit”.

Qëllimi i zbatimit të këtij projekti është plotësimi i një pjese të korridorit të tranzitit nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug të Iranit që lehtëson në masë shumë të madhe qarkullimin dhe transportin mes rajoneve veriperëndimore dhe rajoneve verilindore të Iranit.