Zarif dhe Al-Mekdad diskutojnë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104746-zarif_dhe_al_mekdad_diskutojnë_marrëdhëniet_bilaterale_dhe_zhvillimet_e_rajonit
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2021 09:46 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Al-Mekdad diskutojnë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet e rajonit

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në një kontakt telefonik Fejsal Al-Mekdad dhe Muhamed Xhavad Zarif kanë diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme sidomos në fushën e bashkëpunimeve ekonomike. Zarif dhe Al-Mekdad dhe Zarif gjithashtu kanë biseduar edhe në lidhje me takimet e fundit në kudër të negociatave të konferencës së Astanas në qytetin Suçi të Rusisë dhe në lidhje me konsultimet e bëra mes delegacioneve të ndryshme për të tejkaluar pengesat e krijuara nga disa shtete perëndimore përpara kthimit të sigurisë dhe stabilitetit në territorin e Sirisë.

Të dy palët në këtë bisedë telefonike kanë theksuar nevojën për zbatimin e rezolutave të KS të OKB nga ana e të gjitha shteteve perëndimore në lidhje me Sirinë si dhe deklaratën përfundimtare të takimeve të konferencës së Astanas, si dhe nevojën për respektimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Sirisë dhe integritetit territorial të këtij vendi.