Khatibzade: Irani do të qëndrojë përkrah popullit të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104786-khatibzade_irani_do_të_qëndrojë_përkrah_popullit_të_sirisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në takim me autoritetet siriane, ka theksuar se Iranit ashtu si në të kaluarën do të qëndrojë përkrah popullit të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2021 09:25 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Irani do të qëndrojë përkrah popullit të Sirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në takim me autoritetet siriane, ka theksuar se Iranit ashtu si në të kaluarën do të qëndrojë përkrah popullit të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili ka shkuar për një vizitë zyrtare në Damask, në takim me funksionarët sirianë ka theksuar se Iranit ashtu si në periudhat e kaluara, do të qëndrojë përkrah popullit të Sirisë edhe në rindërtimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.

Khatibzade gjithashtu është takuar edhe me ministrin e punëve të jashtme të Sirisë dhe ka biseduar për bashkëpunime kulturore dhe mediale mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe Sirisë.

Në këtë takim, ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka theksuar domosdoshmërinë për zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fushën e kulturës dhe mediave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit është takuar edhe me Buthejna Sha’ban, këshilltaren e lartë të Bashar Asad, presidentit të Sirisë.

Gjatë këtyre takimeve zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke theksuar nevojën për zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore dhe mediale mes të dy vendeve, e vlerësoi rezistencën e popullit të Sirisë si faktorë kryesor për thyerjen e grupeve terroriste.

Edhe funksionarët e Qeverisë së Sirisë gjatë këtyre takimeve kanë theksuar se populli i Sirisë kurrë nuk do ta harrojë qëndrimin e Irani përkrah popullit të Sirisë në luftën kundër terrorizmit.