Veprimet e Evropës dhe Amerikës rrezikojnë marrëveshjen e Iranit dhe ANEA-së
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104824-veprimet_e_evropës_dhe_amerikës_rrezikojnë_marrëveshjen_e_iranit_dhe_anea_së
Kryetari i komitetit për siguri në Komisionit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit ka theksuar se veprimet e Evropës dhe Amerikës përbëjnë rrezik për marrëveshjen e Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2021 07:37 Europe/Tirane
  • Veprimet e Evropës dhe Amerikës rrezikojnë marrëveshjen e Iranit dhe ANEA-së

Kryetari i komitetit për siguri në Komisionit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit ka theksuar se veprimet e Evropës dhe Amerikës përbëjnë rrezik për marrëveshjen e Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Abas Golro, shefi i komitetit për siguri në Komisionin për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme në Parlamentin e Iranit, ditën e diele ka thënë se përpjekjet anti-iraniane të Amerikës në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA kanë pasoja negative për marrëveshjen mes Iranit dhe ANEA dhe ishte Amerika ajo që ka dalë nga marrëveshja bërthamore, prandaj duhet të heqë të gjitha sanksionet kundër Iranit dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore.

Abas Golro duke theksuar se ligji për veprim për heqjen e sanksioneve duhet të zbatohet: “Loja e dyanshme e perëndimit dhe sidomos e Amerikës nuk ka kuptim dhe Parlamenti Islamik i Iranit qëndron fuqishëm në planin e miratuar dhe përveçse duhet të sigurohen interesat e Iranit, edhe palët e tjera duhet të zbatojnë zotimet e tyre në marrëveshjen bërthamore. Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i ANEA, duhet t’i bindë vendet e tjera dhe të ndalë veprimet destruktive që kanë filluar nga Trojka Evropiane dhe Amerika”.