Rabi’i: Pretendimi i Amerikës se beson në diplomaci, është hipokrizi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104896-rabi’i_pretendimi_i_amerikës_se_beson_në_diplomaci_është_hipokrizi
Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se politika e presionit maksimal të Amerikës kundër Irani ka dështuar dhe Amerika nuk ka rrugë tjetër, përveç kthimit në marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 02, 2021 08:06 Europe/Tirane
  • Rabi’i: Pretendimi i Amerikës se beson në diplomaci, është hipokrizi

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se politika e presionit maksimal të Amerikës kundër Irani ka dështuar dhe Amerika nuk ka rrugë tjetër, përveç kthimit në marrëveshjen bërthamore.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ali Rabi’i, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në konferencën për shtyp, deklaroi: “Në politikën e jashtme të Iranit, Qeveria ka marrë vendimet e saj në bazë të logjikës dhe që nga ditët e para të punës së saj, ka punuar dhe ka bërë të gjitha përpjekjet për heqjen e sanksioneve”.

Rabi’i shtoi: “Pretendimi i Amerikës se gjoja beson në diplomaci janë vetëm deklarata hipokrite dhe si të tilla janë të papranueshme. Ne presim veprim konkret nga ana e Amerikës dhe qeveria e Joe Biden duke zbatuar politikën e Donald Trump, nuk mund të presë rezultate më të ndryshme. Plani për ta paraqitur Iranin si kërcënim të sigurisë globale, ka dështuar me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Aktualisht sipas pohimit të vetë amerikanëve, ka dështuar tërësisht politika e presionit maksimal dhe për Amerikën nuk ka mbetur rrugë tjetër, përveç kthimit në marrëveshjen bërthamore”.

Ndërkohë pas propozimit të Bashkimit Evropian për zhvillimin e një takimi jozyrtar mes anëtarëve të marrëveshjes bërthamore me praninë e Iranit dhe Amerikës, ka reaguar Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili deklaroi se duke marrë parasysh qëndrimet dhe veprimet e fundit të Amerikës dhe të tre shteteve evropiane, Irani nuk e konsideron të përshtatshme kohën e zhvillimit të takimit jozyrtar të propozuar nga evropianët.

Khatibzade ka theksuar: “Akoma nuk është bërë kurrfarë ndryshimi në qëndrimet dhe sjelljen e Amerikës dhe qeveria e Joe Biden akoma nuk ka hequr dorë nga politika e dështuar e presionit maksimal kundër Iranit, por përveç kësaj as nuk ka deklaruar zotimin e vet për zbatimin e të gjitha detyrimeve dhe angazhimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të KS të OKB”.