Khatibzade: Paraqitja e rezolutës në ANEA është anuluar
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për anulimin e planit për paraqitjen e një rezolute kundër Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte deklaroi: “Me përpjekjet intensive diplomatike në Teheran, Vjenë dhe në kryeqytetet e të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA, sidomos në tre shtetet evropiane dhe me bashkëpunimin Rusisë dhe Kinës, është anuluar plani për paraqitjen e rezolutës kundër Iranit në ANEA. Zhvillimi i sotëm në ANEA mund ta ruajë rrugën diplomatike të cilën e ka hapur Irani dhe ANEA dhe të krijojë kushtet për zbatimin e plotë të zotimeve nga ana e të gjitha palëve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore. Irani shpreson që palët pjesëmarrëse në marrëveshje bërthamore duke shfrytëzuar këtë rast dhe me bashkëpunim serioz, të garantojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e të gjitha palëve”.
Vlen të theksohet se Jean Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, pretendoi se rezoluta e propozuar nga Britania, Franca dhe Gjermania në kritikë ndaj reduktimit të bashkëpunimeve të Iranit me ANEA, gjatë ditëve të ardhshme do të paraqitet në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA.