Presidenti i Iranit: ANEA nuk është vend për lojëra politike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105000-presidenti_i_iranit_anea_nuk_është_vend_për_lojëra_politike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje përpjekjet e tre shteteve evropiane për të paraqitur një rezolutë kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA dhe theksoi se tre shtetet evropiane duhet ta kuptojnë se ANEA nuk është vend për lojëra politike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 04, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: ANEA nuk është vend për lojëra politike

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje përpjekjet e tre shteteve evropiane për të paraqitur një rezolutë kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA dhe theksoi se tre shtetet evropiane duhet ta kuptojnë se ANEA nuk është vend për lojëra politike.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte duke përuruar disa projekte kombëtare të Ministrisë së Brendshme, vuri në dukje përpjekjen e tre shteteve evropiane anëtare të marrëveshjes bërthamore në ANEA, ndërsa tha: “Autoritetet e ANEA e dinë se kemi bërë bashkëpunim të mirë gjatë kësaj periudhe. Raportet e ANEA-s gjithashtu kanë konfirmuar bashkëpunimet e Iranit. Shtetet evropiane nga njëra anë po pretendojnë marrëdhënie miqësore, por po bëjnë përpjekje kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA. Këto tre shtete evropiane dhe ANEA nuk duhet të prishin marrëdhëniet. Puna e ANEA është teknike. Ne kemi arritur një marrëveshje të mirë gjatë kësaj jave me ANEA, prandaj duhet lejuar që të vazhdojë ajo marrëveshje. Ne kemi treguar rezistencë të plotë përball shkeljeve të ligjeve dhe veprimeve terroriste të Amerikës, ndërsa ata as gjatë periudhës së pandemisë Korona nuk kanë zbatuar detyrat e tyre njerëzore. Amerika duhet të paguajë dëmshpërblim për Iranin në mënyrë që të kthehet brenda në marrëveshjen bërthamore, sepse ka shkaktuar mbi 200 miliardë dollarë dëm të drejtpërdrejtë”.