Suksesi i testit njerëzor të vaksinës iraniane "Cov Pars"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105192-suksesi_i_testit_njerëzor_të_vaksinës_iraniane_cov_pars
Studiuesi kryesor i projektit Cov Pars njoftoi suksesin e testit njerëzor të vaksinës iraniane "Cov Pars".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Suksesi i testit njerëzor të vaksinës iraniane

Studiuesi kryesor i projektit Cov Pars njoftoi suksesin e testit njerëzor të vaksinës iraniane "Cov Pars".

Said Kalantari, studiuesi kryesor i projektit Cov Pars, tha: Injektimi i fazës së parë të vaksinës Cov Pars në 120 vullnetarë do të fillojë nga nesër, e martë, dhe deri më tani nuk janë parë efekte anësore midis 13 vullnetarëve të parë që morën vaksinën. Sipas Kalantarit, në fazën e dytë, 120 vullnetarë do të ndahen në katër grupe me nga 30 persona të grupmoshave të ndryshme për të marrë vaksinën. Ndërkohë, Masud Soleimani Dodran, përgjegjës i studimit epidemiologjik të provës klinike të vaksinës Razi Cov Pars, në lidhje me arsyet e zgjedhjes së dozës së thithshme të kësaj vaksine, tha : Për shkak se ky virus është i pranishëm në hundë dhe në fyt dhe imuniteti sekretues aktivizohet në këtë zonë, ne duhet të jemi në gjendje të parandalojmë implantimin e këtij virusi, për këtë arsye kemi zgjedhur llojin e thithshëm të kësaj vaksine. Vaksina Cov Pars, si vaksina e parë e injektueshme dhe e thithshme anti-Covid-19, është prodhuar në Institutin e Kërkimit të Vaksinave dhe Serumeve "Razi" në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.