Urime për festën e shpalljes së profetit Muhamed (s.a.v.s)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105306-urime_për_festën_e_shpalljes_së_profetit_muhamed_(s.a.v.s)
Dita e sotme, enjte më 27 Rexheb të vitit 1442 sipas kalendarit hënor, që përkon me 11 marsin e vitit 2021, është përvjetori i shpalljes së profecisë së hazretit Muhamed (s.a.v.s).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 11, 2021 07:14 Europe/Tirane
  • Urime për festën e shpalljes së profetit Muhamed (s.a.v.s)

Dita e sotme, enjte më 27 Rexheb të vitit 1442 sipas kalendarit hënor, që përkon me 11 marsin e vitit 2021, është përvjetori i shpalljes së profecisë së hazretit Muhamed (s.a.v.s).

Hazreti Muhamed (s.a.v.s) në moshën 40 vjeçare u shpall nga Zoti i Madhërishëm si Profeti i fundit për gjithë njerëzimin për ta ftuar shoqërinë që ishte zhytur në injorancë dhe imoralitet, në moral, dinjitet njerëzor, dashuri, harmoni, besim dhe vetërespektim. Dita kur Zoti i shpalli profecinë hazretit Muhamed është dita e nisjes së çlirimit të njeriut nga mëkati, padrejtësia, diskriminimi, injoranca dhe korrupsioni dhe dita kur njeriu nisi të ecë në rrugën e monoteizmit, dinjitetit, drejtësisë dhe spiritualitetit. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit, me rastin e profecisë së hazretit Muhamed (s.a.v.s) shpreh urime për të gjithë myslimanët dhe liridashësit e botës.