Khatibzadeh: Irani pezullon masat kompensuese pas heqjes së sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105396-khatibzadeh_irani_pezullon_masat_kompensuese_pas_heqjes_së_sanksioneve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se pas heqjes së sanksioneve amerikane, Irani, siç ka thënë edhe Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, do të ndalojë masat e tij kompensuese.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2021 05:34 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Irani pezullon masat kompensuese pas heqjes së sanksioneve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se pas heqjes së sanksioneve amerikane, Irani, siç ka thënë edhe Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, do të ndalojë masat e tij kompensuese.

Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë për agjencine e lajmeve tha: "Pas heqjes së sanksioneve të SH.B.A.-së, siç ka deklaruar edhe Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, Irani do të ndalojë masat e tij kompensuese. Sipas Khatibzadeh: Autoriteti i verifikimit bazohet në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Khatibzadeh shtoi: "Pozicioni i Iranit ndaj mosrespektimit të angazhimeve të Shteteve të Bashkuara sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe rruga për tu kthyer në marrëveshjen bërthamore është e qartë, e cila është deklaruar vazhdimisht nga Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif."