Zhvillohet sesioni i dytë i asamblesë për dialog në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105414-zhvillohet_sesioni_i_dytë_i_asamblesë_për_dialog_në_teheran
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për zhvillimin e sesionit të dytë të asamblesë për dialog në Teheran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 13, 2021 15:10 Europe/Tirane
  • Zhvillohet sesioni i dytë i asamblesë për dialog në Teheran

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për zhvillimin e sesionit të dytë të asamblesë për dialog në Teheran.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot ka njoftuar për zhvillimin e sesionit të dytë të asamblesë për dialog në Teheran organizuar nga ana e Qendrës për Studime Politike dhe Ndërkombëtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në formë virtuale.

Khatibzade shtoi: “Sesioni i dytë i asamblesë për dialog në Teheran do të zhvillohet ditën e martë të javës së ardhshme”.

Ai theksoi se ky takim për shkak të rrethanave të krijuara nga përhapja e virusit Korona, do të zhvillohet në mënyrë virtuale me anë të linjave të drejtpërdrejta me pjesëmarrjen e të ftuarve nga brenda dhe jashtë vendit.

Khatibzade tha se qëllimet e kësaj asambleje janë bashkëmendimi dhe shkëmbimi i ideve mes funksionarëve të lartë politikë dhe krerëve të instituteve studimore dhe qendrave hulumtuese nga rajoni dhe bota në lidhje me rrethanat dhe situatën rajonale rreth e rrotull Republikës Islamike të Iranit përfshirë Gjirin Persik, Azinë Qendrore, Kaukazin dhe Afganistanin. Gjithashtu krijimi i një perceptimi më të drejtë nga proceset ekzistuese dhe gjetja e rrugëzgjidhjeve të bashkëpunimit për vendosjen e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të rajonit; janë prej temave kryesore të këtij takimi virtual.

Takimet dhe diskutimet e kësaj asambleje që nga hapja e saj do të transmetohen drejtpërdrejtë nga kanali televiziv Press Tv, faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, faqja zyrtare e Qendrës për Studime Politike dhe Ndërkombëtare si dhe nga rrjetet sociale.