Ruhani: Veprimet për sigurimin e vaksinës kundër Koronas, janë krenari
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105508-ruhani_veprimet_për_sigurimin_e_vaksinës_kundër_koronas_janë_krenari
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se veprimet dhe masat e marra për sigurimin e vaksinës kundër virusit Korona, janë diçka për t’u krenuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 15, 2021 14:57 Europe/Tirane
  • Ruhani: Veprimet për sigurimin e vaksinës kundër Koronas, janë krenari

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se veprimet dhe masat e marra për sigurimin e vaksinës kundër virusit Korona, janë diçka për t’u krenuar.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë theksoi: “Verimet e ndërmarra deri më tani për të siguruar vaksinën kundër virusit Korona në rrethana të vështira të imponuara ndaj Iranit, janë veprime me të cilat mund të krenohemi”.

Hasan Ruhani pasi pranoi raportin e organeve përkatëse në lidhje me veprimet e ndërmarra për të siguruar vaksinë e sigurt kundër virusit Korona nga Rusia, Kina dhe India, ka vlerësuar lartë përpjekjet e bëra në këtë drejtim. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu ka theksuar vazhdimin e punës së Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe sidomos të ambasadorëve të Iranit në këto vendi si dhe të Bankës Qendrore dhe organeve të tjera për sigurimin e burimeve valutore të nevojshme për sigurimin vaksinës së sigurt të jashtme.

Ruhani gjithashtu ka thënë: “Ne kemi arritur që edhe në rrethana dhe kushte të vështira të luftës ekonomike të imponuar nga armiku, të shënojmë progres të rëndësishëm edhe në fushën e hulumtimit dhe prodhimit të vaksinës iraniane edhe në fushën e sigurimit dhe blerjes së vaksinës nga vendet e tjera në sasi të nevojshme për vendin. Prandaj është e domosdoshme që qytetarët në bazë të dokumentit kombëtar të miratuar, të njoftohen në detaje në lidhje me procesin e vaksinimit kundër virusit Korona”.