Irani: ANEA të deklarohet në kornizën teknike dhe të paanshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike duhet të deklarohet në kuadër të çështjeve teknike dhe të paanshme në mënyrë që të ruhen marrëdhëniet e saj me Iranin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, në lidhje me deklaratat e fundit të Rafael Grossi, drejtorit të përgjithshëm të ANEA, deklaroi: “Çështjet e mbikëqyrjes së aktiviteteve atomike të Iranit janë teknike dhe Irani në kuadër të marrëveshjes për siguri, ka dhënë qasjet e nevojshme”.
Khatibzade gjithashtu në lidhje ndërtimin e mundshëm të korridorit hekurudhor mes regjimit sionist, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara me qëllim të uljes së rëndësisë së Ngushticës së Hormuzit, tha: “Regjimi sionist ndoshta dëshiron të keqpërdorë çdo rast të mundshëm, por ky regjim ndodhe në nivelin më të ulët të legjitimitetit”.
Khatibzade në lidhje me sulmet kundër anijeve tregtare të Iranit dhe gjasave për implikimin e regjimit sionist në këto veprime destruktive, tha: “Çdo herë kur rajoni dëshironte të shijonte qetësinë dhe stabilitetin, regjimi sionist ka bërë veprime destruktive për të prishur sigurinë e rajonit, sepse regjimi sionist jetën dhe vdekjen e vet e shikon në luftëra, kriza dhe pasiguri”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit gjithashtu ka theksuar se mirëpresin çfarëdo lloj iniciative që rezulton me reduktimin e dhimbjeve të popullit të Sirisë dhe me vendosjen e paqes dhe rindërtimin e këtij vendi dhe procesi i negociatave të Astanasë ka qenë procesi më i suksesshëm në lidhje me krizën e Sirisë.