Prezantohet vaksina tjetër iraniane kundër Koronas me emrin “Fakhra”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105556-prezantohet_vaksina_tjetër_iraniane_kundër_koronas_me_emrin_fakhra
Sot ka filluar faza e parë e testimit njerëzor të një vaksine tjetër iraniane kundër virusit Korona me emrin “Fakhra”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 16, 2021 14:05 Europe/Tirane

Sot ka filluar faza e parë e testimit njerëzor të një vaksine tjetër iraniane kundër virusit Korona me emrin “Fakhra”.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Ahmed Kerimi, drejtori i projektit hulumtues për vaksinën “Fakhra” kundër virusit Korona, ditën e martë në ceremoninë e prezantimit dhe fillimit të testit njerëzor të vaksinës tjetër iranian me emrin “Fakhra” kundër virusit Korona, deklaroi: “Procesi i hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinës kundër virusit Covid-19 ka filluar nga viti i kaluar dhe duke ndarë këtë virus nga 35 mijë lloje të pacientëve iranianë dhe mbjelljen e 30 izolimeve të përshtatshme, është zgjedhura fara e parë e vaksinës nga mesi i atyre viruseve dhe është prodhuar kjo vaksinë. Procesi i prodhimit duke përfshirë fazat e mbjelljes së qelizave, inokulimin, shumimin dhe ndarjen dhe pastrimin, çaktivizimin dhe formulimin është kryer me sukses gjatë një periudhe të shkurt dhe pastaj janë kryer testimet mbi kafshë dhe llojet e tjera të testeve për të analizuar dhe kontrolluar cilësinë e kësaj vaksine. Pas kryerjes së fazave laboratorike dhe testimit mbi kafshë duke përfshirë testimi mbi 650 kafshë të llojeve të ndryshme, është vërtetuar efikasiteti i kësaj vaksine dhe se kjo vaksinë nuk ka shkaktuar kurrfarë dëme në organizma. Njëkohësisht është përgatitur projekti për ndërtimin e fabrikës për prodhimin në shumicë të kësaj vaksine dhe shpresojmë se deri në stinën e verës kjo vaksinë do të futet në fazën e prodhimit”.

Vlen të theksohet se vaksina iraniane “Fakhra” kundër virusit Korona është prodhuar nga Organizata për Novacion dhe Hulumtime e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit kryetar i së cilës ka qenë shkencëtari i ndjerë martir Mohsen Fakhrizade.