Hadad Adel: Festa e Novruzit i fton njerëzit për solidaritet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105634-hadad_adel_festa_e_novruzit_i_fton_njerëzit_për_solidaritet
Kryetari i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë Persiane të Iranit ka deklaruar se Novruzi ka potencialin e duhur për krijimin e solidaritetit mes popujve dhe Novruzi i bënë thirrje të gjithë njerëzve të botës për solidaritet, dashuri e mirëkuptim.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 18, 2021 13:30 Europe/Tirane
  • Hadad Adel: Festa e Novruzit i fton njerëzit për solidaritet

Kryetari i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë Persiane të Iranit ka deklaruar se Novruzi ka potencialin e duhur për krijimin e solidaritetit mes popujve dhe Novruzi i bënë thirrje të gjithë njerëzve të botës për solidaritet, dashuri e mirëkuptim.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholam Hadad Adel, kryetari i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë Persiane të Iranit, ditën e mërkurë në Festën e Solidaritetit të Novruzit që u organizua në Institutin Kulturor të organizatës ECO në Teheran, duke uruar festën e Novruzit, deklaroi: “Festa e Novruzit i përket të gjithëve. Festa dhe ritualet e Novruzit për popujt e rajonit është një sofër e përbashkët në të cilën janë ulur të gjithë përkrah njëri-tjetrit. Festa e Novruzit është festë edhe e qytetarëve të tjerë të rajonit që nuk e flasin gjuhën persiane dhe që kanë kulturë të përbashkët”.

Festa e Novruzit të Solidaritetit është organizuar të mërkurën në Teheran me qëllim të zgjerimit të integrimit dhe bashkëpunimit të popujve të rajonit ECO me pjesëmarrjen e Gholamali Hadad Adel, kryetarin e Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë Persiane, ambasadorëve të Afganistanit, Taxhikistanit dhe Pakistanit në Iran me mikpritjen e Sarvar Bakhti, kryetar i Institutit Kulturor të organizatës ECO.

Gjatë këtij festivali ndërkombëtare është hapur edhe ekspozita e fotografisë dhe artizanaleve nga Afganistani, Republika e Azerbajxhanit, Irani, Kazakistani, Pakistani, Taxhikistani, Turqia, Turkmenistani dhe Uzbekistani, ndërsa grupe të artistëve nga vendet e rajonit ECO kanë realizuar programet e tyre artistike.