19 Marsi, përvjetori i kombëtarizimit të industrisë së naftës në Iran
Data 29 Esfand sipas kalendarit diellor, që përkon me 19 marsin e vitit 2021, është 70 vjetori i kombëtarizimit të naftës në Iran.
Në kohën kur rreth 100 vjet më parë u hap pusi i parë i naftës në Iran në rajonin xhamia Sulejman të provincës Khozestan, nga një kompani angleze, shumë kompani të huaja nisën të investojnë në Iran. Dr. Muhamed Musadek, një prej figurave të larta politike dhe ekonomike të Iranit nisi një lëvizje të madhe për ngritjen e ekonomisë pa u bazuar tek nafta. Në zgjedhjet e 16 parlamentare, me gjithë masat e mbretit dhe oborrit mbretëror, Muhamed Musadek për të dytën herë u zgjodh si deputet dhe u fut në parlament. Më në fund me përpjekjet e dr. Musadek u hartua plani për kombëtarizimin e industrisë së naftës, plan që u analizua në parlamentin iranian më 15 mars të vitit 1951 dhe më datë 20 mars u miratua zyrtarisht nga parlamenti i Iranit. Në planin për kombëtarizimin e industrisë së naftës thuhet: Në emër të kombit iranian dhe për të ndihmuar paqen në botë, nënshkruesit e këtij dokumenti propozojnë që industria e naftës në Iran në të gjitha zonat e vendit, e cila përfshin zbulimin, nxjerrjen dhe përdorimin e naftës, të jenën nën kontrollin e qeverisë.