Iran, 68 persona humbin jetën nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105668-iran_68_persona_humbin_jetën_nga_virusi_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.786.265 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 68 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 61.649 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2021 10:21 Europe/Tirane
  • Iran, 68 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.786.265 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 68 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 61.649 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 7.620 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 1.786,265 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 68 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 61.649 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 1.528.694 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 3.879 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 12.039.329 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".