Zarif: Trojka Evropiane duhet të veprojë me përgjegjësi ndaj marrëveshjes bërthamore
(last modified Sat, 20 Mar 2021 06:20:33 GMT )
Mars 20, 2021 07:20 Europe/Tirane
  • Zarif: Trojka Evropiane duhet të veprojë me përgjegjësi ndaj marrëveshjes bërthamore

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se Bashkimi Evropian, trojka Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë "me përgjegjësi" në vend që të koordinohen me armikun numër një të marrëveshjes bërthamore.

Sipas Agjencisë Iraniane të Lajmeve të Studentëve (ISNA), Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif të premten në Twitter iu drejtua zyrtarëve të tre vendeve evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë dhe shkroi: Trojka Evropiane për të marrë pëlqimin e një regjimi terrorist që posedon armë bërthamore të paligjshme këshillon Iranin që veprojnë me përgjegjësi.  Zarif shtoi: " E vetmja arsye  që ka çuar në mbijetesën e marrëveshjes bërthamore është veprimtaria e përgjegjshme e Iranit."  Ministri i Jashtëm iranian deklaroi: Bashkimi Evropian, Trojka Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, në vend që të koordinohen me armikun numër një të marrëveshjes bërthamore, duhet të veprojnë "me përgjegjësi" dhe t'i përmbahen Rezolutës 2231.

Tags