Iran, 75 persona humbin jetën nga virusi Korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.793.805 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 75 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 61.724 persona.
Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 7.540 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 1.793,805 persona”.
Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 75 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 61.724 persona”.
Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 1.536.606 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 3.849 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 12.099.761 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".