Irani: Qëndrimet e drejtorit të përgjithshëm të ANEA janë destruktive
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105882-irani_qëndrimet_e_drejtorit_të_përgjithshëm_të_anea_janë_destruktive
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë në reagim ndaj deklaratave të drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, ka theksuar: “Vazhdimi i marrjes së qëndrime politike më shumë se sa teknike, nuk është aspak konstruktiv, por vetëm destruktiv”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2021 09:18 Europe/Tirane
  • Irani: Qëndrimet e drejtorit të përgjithshëm të ANEA janë destruktive

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë në reagim ndaj deklaratave të drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, ka theksuar: “Vazhdimi i marrjes së qëndrime politike më shumë se sa teknike, nuk është aspak konstruktiv, por vetëm destruktiv”.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Kazem Gharibabadi, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, në reagim ndaj deklaratave të fundit të Rafael Grossi, drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, ka thënë: “Intervistat të tilla të njëpasnjëshme vetëm sa njollosin kredibilitetin e ANEA-së pranë Iranit dhe iranianëve. Marrëveshja bërthamore po përballet me probleme dhe ndërlikime të shumta dhe nuk ekziston fare nevoja që me qëndrime të tilla ta komplikojmë atë edhe më shumë. Çështjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe Irani duke marrë parasysh çështjet e tjera, do të rregullojë dhe sistemojë hapat dhe bashkëpunimet e veta me ANEA-në dhe me drejtorin e përgjithshëm. Irani vazhdon me transparencë të zbatojë zotimet e veta në kuadër të sigurisë. Pretendimet e mbi dy dekadave të kaluara nuk duhet të përdoren si mbulesë për të arsyetuar neglizhencës dhe mosveprimin me qëllim të vet për të mos trajtuar çështje të rëndësishme të përhapjes së armëve bërthamore siç është situata bërthamore e regjimit sionist”.