Khatibzadeh: Sjellja imponuese e Amerikës ndaj të tjerëve vazhdon
Zëdhënësi i MPJ të Iranit Saeed Khatibzadeh me sarkazëm shkroi se në muajin e mjaltit të Evropës me administratën Biden, sjellja dhe trajtimi detyrues dhe imponues i Shteteve të Bashkuara ndaj të tjerëve nuk filloi me Trump dhe nuk do të mbarojë edhe pas tij.
Sipas IRNA të enjten në mbrëmje, Khatibzadeh në këtë mesazh shtoi: "Ne nuk kemi ndërmend të shqetësojmë muajin e mjaltit të askujt, por sipas gjasave diplomacia e stilit Pompeo mesa duket do të qëndrojë në vend". Ai vazhdoi: Kjo duhet të jetë një zile e re zgjimi; Trajtimi detyrues dhe imponues i Shteteve të Bashkuara ndaj të tjerëve nuk filloi me Trump dhe nuk do të përfundojë pas tij. Khatibzadeh i dha një këshillë miqësore Trojkës dhe Bashkimit Evropian; Kini pak guxim.