Sot nënshkruhet dokumenti i bashkëpunimit të Iranit dhe Kinës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se të shtunën (sot) do të nënshkruhet dokumenti gjithëpërfshirës për bashkëpunime 25 vjeçare të Iranit dhe Kinës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, të premten në mbrëmje në një intervistë televizive, ka thënë: “Vizita e ministrit të punëve të jashtme të Kinës në Iran po zhvillohet në prag të 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve dhe gjatë kësaj vizite, do të nënshkruhet dokumenti gjithëpërfshirës për bashkëpunime 25 vjeçare mes Iranit dhe Kinës”.
Khatibzade shtoi: “Gjatë kësaj vizite, ministri i punëve të jashtme të Kinës do të zhvilloi takime dhe bisedime me autoritete të larta të Iranit, mirëpo programi më i rëndësishëm i kësaj vizite është nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunime strategjike mes të dy vendeve dhe me këtë hap marrëdhëniet mes të dy vendeve do të ngrihen në nivelin strategjik. Dokumenti për bashkëpunime mes Iranit dhe Kinës posedon një plan të plotë të rrugës dhe në këtë dokument i është kushtuar vëmendje e veçantë aspekteve dhe dimensioneve ekonomike të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme të Iranit dhe Kinës me përqendrim më të madh në zhvillimin e sektorit privat. Dokumenti në fjalë përfshinë shtresa dhe fusha të ndryshme të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve strategjike”.