Perëndimi shtanget nga  marrëveshja 25-vjeçare e bashkëpunimit Iran-Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106064-perëndimi_shtanget_nga_marrëveshja_25_vjeçare_e_bashkëpunimit_iran_kinë
Padyshim, do të ketë një bum të çmendur energjetik midis Iranit dhe Kinës pas  kësaj marrëveshjeje 25-vjeçare e cila sapo është nënshkruar në Teheran pas 4 vitesh negociata në prapaskenë, larg syve ziliqarë dhe kureshtarë të qarqeve SHBA / Evropiane që besuan se  i kishin mbështjellë iranianët në miell duke i bërë të nënshkruajnë një marrëveshje bërthamore që ata kurrë nuk kishin ndërmend ta zbatonin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2021 15:11 Europe/Tirane
  • Perëndimi shtanget nga  marrëveshja 25-vjeçare e bashkëpunimit Iran-Kinë

Padyshim, do të ketë një bum të çmendur energjetik midis Iranit dhe Kinës pas  kësaj marrëveshjeje 25-vjeçare e cila sapo është nënshkruar në Teheran pas 4 vitesh negociata në prapaskenë, larg syve ziliqarë dhe kureshtarë të qarqeve SHBA / Evropiane që besuan se  i kishin mbështjellë iranianët në miell duke i bërë të nënshkruajnë një marrëveshje bërthamore që ata kurrë nuk kishin ndërmend ta zbatonin.

Amerika e Obamës ishte pala e parë që vendosi sanksione mbi Iranin edhe pse vula e marrëveshjes nuk ishte tharë akoma. Vetëm nga fillimi i marsit deri në 11 mars, Irani eksportoi 856,000 fuçi naftë në Kinë, 129% më shumë se shkurti. Meqenëse marrëveshja Iran-Kinë ishte pothuajse e finalizuar dhe të dy palët tashmë po planifikonin kornizën, pala perëndimore që nga ardhja në pushtet e Biden më 20 janar, u bë më e ashpër, duke përdorur përsëri logjikën qesharake të shkopit dhe karotës, duke mos parë që Lindja e Mesme po del nga kontrolli i saj. Një Ansarallah i cili tani për çdo sulm ajror të agresorit saudit, godet një objekt të Aramco-s, qoftë ai në lindje, perëndim apo edhe në jug të mbretërisë vehabiste, një Rezistencë Irakiane që sulmon me raketa bazat e SHBA , Harir dhe Ain al-Asad dhe i shtyn trupat amerikane të tërheqin kontigjentin e tyre nga Kurdistani për të cilin ata besonin se ishte një bastion i pathyeshëm i tyre, një Hezbollah që mban nën kontroll Izraelin ose një Gaza, raketat me precizion të lartë të të cilës shtojnë makthet e kolonëve dhe frikën për të ardhmen e entitetit sionist. Pekini, të cilin Shtetet e Bashkuara e dëbuan nga Izraeli dhe Haifa, ku kinezët kishin investuar në projektin më të madh të pastrimit të ujit në rajon dhe këtë, duke eliminuar fizikisht ambasadorin kinez në Tel Aviv pothuajse të nesërmen e largimit të Pompeos nga Tel Avivi, bëri një zgjedhje logjike. Kina kapitalizoi në anën fituese për të forcuar pozicionin e saj në Lindjen e Mesme, të cilën boshti SHBA / NATO gjithmonë ka dashur ta mbajë të trazuar, ndër të tjera, që nafta të mos mbërrijë në brigjet kineze. Sidoqoftë, me naftën iraniane të eliminuar plotësisht nga OPEC-u për shkak të sanksioneve, për tu mbrojtur nga çoroditjet e tregut dhe për shkak se Irani shet 3 deri në 5 dollarë më lirë se eksportuesit e tjerë, Kina nuk ka asnjë arsye për të mos plotësuar nevojën e saj ditore për 12 milion fuçi naftë në ditë me arin e zi iranian. Kështu, ajo e mbron veten nga shantazhi që amerikanët u bëjnë konsumatorëve përmes OPEC-ut, ky instrument i vjetër i fuqisë anti-koloniale i shndërruar në një mjet në duart e Perandorisë në favor të sundimtarëve të Arabisë Saudite dhe Emirateve .... Të shtunën në mbrëmje Wall Street Journal, në një shënim të shkruar nga Sune Engel Rasmusse shkroi: "Bashkëpunimi kino-iranian ka prishur përpjekjet e SHBA për të izoluar Iranin dhe ka avancuar përpjekjet e Teheranit për të thelluar marrëdhëniet diplomatike përtej hegjemonisë së fuqive perëndimore" . Duke pohuar se dokumenti i bashkëpunimit Iran-Kinë përfshin investime të rëndësishme të Pekinit në një numër projektesh, duke përfshirë energjinë bërthamore, portet, hekurudhat, transferimin e teknologjisë ushtarake në Iran dhe infrastruktura të tjera, gazeta shton: "ndërsa përballet me sanksionet e SHBA, Irani po kërkon mënyra për të stimuluar ekonominë e tij, kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin midis Teheranit dhe Pekinit. Marrëveshja me Kinën mbart këtë mesazh se Irani ka aleatë të fortë, duke përfshirë një shtet që mban një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit ”.