12 Farvardin; Dita e Republikës Islamike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106216-12_farvardin_dita_e_republikës_islamike
Sot (e enjte), Dita e Republikës Islamike, është shfaqja e vërtetë e vullnetit të kombit të madh të Iranit në realizimin e dinjitetit Islamik dhe përcaktimin e fatit të vendit nga vetë populli revolucionar i Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2021 03:54 Europe/Tirane
  • 12 Farvardin; Dita e Republikës Islamike

Sot (e enjte), Dita e Republikës Islamike, është shfaqja e vërtetë e vullnetit të kombit të madh të Iranit në realizimin e dinjitetit Islamik dhe përcaktimin e fatit të vendit nga vetë populli revolucionar i Iranit.

Dyzet e dy vjet më parë, më 12 Farvardin të vitit 1358 që përkon me 1 prillin 1979 iranianët votuan për një "Republikën Islame" dhe kjo ditë u quajt Dita e Republikës Islamike të Iranit. Imam Khomeini (ra) që në fillim të fitores së revolucionit e vuri theksin në përpilimin e Kushtetutës dhe në rolin vendimtar të votës së popullit në përcaktimin e sistemit të Republikës Islamike. Vetëm dy muaj pas fitores së revolucionit islamik, Imam Khomeini (ra) e ftoi popullin në kutitë e votimit në një referendum për të shprehur vullnetin për sistemin shtetëror të Iranit. Në këtë referendum historik 98 % e iranianëve votuan për sistemin e Republikës Islamike duke vulosur themelimin e Republikës Islamike të Iranit duke i dëshmuar botës se epoka e ndërhyrjeve të huaja në vendimmarrjet e Iranit ka perënduar.