Zarif: Zyrtarët iranianë dhe amerikanë nuk do të takohen
(last modified Fri, 02 Apr 2021 18:23:58 GMT )
Prill 02, 2021 20:23 Europe/Tirane
  • Zarif: Zyrtarët iranianë dhe amerikanë nuk do të takohen

Ministri i Jashtëm i Iranit e ka quajtur të panevojshme çdo takim midis zyrtarëve iranianë dhe amerikanë.  

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif të Premten në Twitter shkroi se Teherani dhe anëtarët e mbetur të marrëveshjes bërthamore kishin rënë dakord të zhvillonin një takim ballë për ballë në Vjenë dhe tha:  "Në takimin virtual të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore, Irani, Bashkimi Evropian, tre vende evropiane plus dy vendet (Kina dhe Rusia) ranë dakord të rinisin bisedimet ballë për ballë të Martën e ardhshme në Vienë."  Zarif vazhdoi: "Objektivi: Është për të përfunduar sa më shpejt heqjen e sanksioneve dhe masave bërthamore, duke hartuar një rrugë për heqjen e të gjitha sanksioneve dhe më pas pezullimin e masave kompensuese nga Irani."  Në fund të mesazhit të tij, Ministri i Jashtëm iranian, në përgjigje të komenteve të pretenduara të Wall Street Journal në lidhje me praninë e SHBA në takimin e Komisionit të Përbashkët të Martën shkroi: " Nuk do të ketë asnjë një takim Iran-SH.B.A. dhe kjo është e panevojshme."  Gazeta Amerikane Wall Street Journal pretendoi se Shtetet e Bashkuara do të ishin të pranishme në takimin e së Martës në Vjenë, i cili do të mbahet në vazhdën e takimit të Komisionit të Përbashkët që u mbajt sot (e Premte), por se nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin.

Tags