Zunuri: Irani dhe Rusia synojnë arritjen e një marrëveshje strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106300-zunuri_irani_dhe_rusia_synojnë_arritjen_e_një_marrëveshje_strategjike
Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit dhe Rusia synojnë arritjen e një marrëveshje të përbashkët strategjike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2021 08:10 Europe/Tirane
  • Zunuri: Irani dhe Rusia synojnë arritjen e një marrëveshje strategjike

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit dhe Rusia synojnë arritjen e një marrëveshje të përbashkët strategjike.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Moxhteba Zunuri, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit, vuri në dukje faktin se Irani dhe Rusia synojnë të arrijnë një marrëveshje të përbashkët strategjike dhe shtoi: “Eksperienca e marrëveshjes strategjike afatgjate 25 vjeçare të Iranit me Kinën, do të përsëritet edhe me Rusinë. Republika Islamike e Iranit dhe Rusia janë të interesuar për arritjen e një marrëveshje të përbashkët afatgjate. Çështja e arritjes së një marrëveshje për dokumentin strategjik afatgjatë të Republikës Islamike të Iranit me Rusinë është shtruar për diskutim gjatë vizitës së vitit të kaluar të kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit dhe delegacionit shoqërues në Rusi dhe është mirëpritur nga pala ruse. Aktualisht po ndiqen kontaktet dhe bisedimet në lidhje me marrëveshjen strategjike mes Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë nëpërmjet autoriteteve përkatëse. Parlamenti Islamik i Iranit me të gjithë kapacitetin do ta mbështesë Qeverinë në përpjekjet për nënshkrimin dokumentit të marrëveshjes strategjike të Republikës Islamike të Iranit me Rusinë”.