Zarif këshillon Le Drian: Ndaloni zbatimin e sanksioneve të paligjshme të SHBA
(last modified Sat, 03 Apr 2021 18:15:31 GMT )
Prill 03, 2021 20:15 Europe/Tirane
  • Zarif këshillon Le Drian: Ndaloni zbatimin e sanksioneve të paligjshme të SHBA

Ministri i Jashtëm iranian e këshilloi Ministrin e Jashtëm Francez të merrte një pozicion konstruktiv në bisedimet e ardhshme në Vjenë mbi marrëveshjen bërthamore.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, të Shtunën njoftoi se ai kishte kontaktuar homologun e tij francez dhe e këshilloi atë të merrte një qëndrim konstruktiv ndaj marrëveshjes bërthamore.  Ministri i Jashtëm iranian në Twitter shkroi: "Sot, në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian, unë i kërkova atij të tregonte një qëndrim konstruktiv ndaj marrëveshjes bërthamore në takimin e ardhshëm në Vjenë."  Zarif shtoi: "Unë e nxis Francën të respektojë detyrimet e saj sipas kësaj marrëveshjeje dhe të pezullojë zbatimin e sanksioneve të paligjshme nga Shtetet e Bashkuara."  

Tags