Kthimi i relikave antike iraniane nga Austria
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106334-kthimi_i_relikave_antike_iraniane_nga_austria
Njëzet e tetë relika antike dhe historike iraniane që ishin nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga vendi u transferuan nga Austria në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 04, 2021 07:52 Europe/Tirane
  • Kthimi i relikave antike iraniane nga Austria

Njëzet e tetë relika antike dhe historike iraniane që ishin nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga vendi u transferuan nga Austria në Teheran.

Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit IRIB, një numër i replikave antike që i përkisnin Iranit, të cilat u nxorrën në mënyrë të paligjshme nga Irani dhe u dërguan nga përfitues të paligjshëm në Austri, gjatë një bashkëpunimi gjyqësor midis dy vendeve dhe në bashkëpunim me Interpol Austria dhe Policinë Ndërkombëtare të Iranit dje gjatë procedurave ligjore iu dorëzuan përfaqësuesit iranian në Austri.  Këto objekte u transportuan në Teheran të Shtunën si një dërgesë diplomatike në koordinim me Ministritë e Punëve të Jashtme dhe Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Artizanatit të Republikës Islamike të Iranit. Pasi u zbuluan nga policia austriake, këto objekte iu dorëzuan Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Vjenë në kuadrin e bashkëpunimit gjyqësor midis dy vendeve dhe pas procedurave ligjore dhe administrative, u transferuan sot në Iran. Midis këtyre objekteve, mund të shihen monumente historike që lidhen me periudhat Akamenide dhe Sasanide.