Prill 05, 2021 13:08 Europe/Tirane
  • Zarif viziton qendrën e civilizimit islamik në Tashkant

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka vizituar qendrën e civilizimit islamik në Tashkent të Uzbekistanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e hënë gjatë vizitës së tij në qendrën islamike të Tashkentit, deklaroi: “Ndërtimi i qendrës së civilizimit islamik të Tashkent edhe bëhet shkak për forcimin e bindjeve islame edhe është hap i rëndësishëm në rrugën e luftës kundër ekstremizmit dhe largimit nga perceptimet e dhunshme rreth Islamit. Kjo qendër gjithashtu bëhet shkak që gjeneratat e reja të njihen më shumë me historinë dhe vlerat origjinale dhe burimore të kulturës islame”.

Gjatë kësaj vizite, Shah Azim Munavarov, kryetari i qendrës për civilizimin islamik të Tashkentit, deklaroi se qëllimi i themelimit të kësaj qendre është ruajtja dhe përhapja e veprave islame si dhe krijimi i një qendre për hulumtuesit islam nga e gjithë bota. Kjo qendër gjithashtu posedon edhe një bibliotekë shumë të pasur me vepra të ndryshme islame.

Muhamed Xhavad Zarif në fazën e parë të turneut të tij në katër shtete të Azisë Qendrore, Uzbekistan, Kirgizitan, Kazakistan dhe Turkmenistan, sot në mëngjes ka arritur në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit dhe u takua me Abdulaziz Kamilov, ministrin e punëve të jashtme të Uzbekistanit.

Tags