Dërgesa e parë e vaksinës Astrazeneka arrin në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106434-dërgesa_e_parë_e_vaksinës_astrazeneka_arrin_në_iran
Dërgesa e parë e vaksinës Astrazeneka Oxford arriti në Iran nëpërmjet programit Covax.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 06, 2021 07:33 Europe/Tirane
  • Dërgesa e parë e vaksinës Astrazeneka arrin në Iran

Dërgesa e parë e vaksinës Astrazeneka Oxford arriti në Iran nëpërmjet programit Covax.

Sipas agjencisë IRNA, kreu i Qendrës së Marrëdhënieve Publike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Iranit tha: Dërgesa e parë e vaksinës Korona nga mekanizmi Covax arriti në Teheran me dy ose tre javë me vonesë.  Kianoosh Jahanpour shtoi: Dërgesa përfshin 700,800 doza të vaksinës së Asterseneka Oxford të prodhuar në Korenë e Jugut.  Jahanpour tha: Deri në fund të majit, 3,600,000 doza nga 16,800,000 doza të vaksinës të blera nga Covax do të dorëzohen në Iran. Dërgesa e vaksinës Astrazeneka dërguar në Iran, është prodhuar në Korenë e Jugut nga kompania SK Bioscience. Kjo është dërgesa është e parë që Covax dërgon në Iran dhe UNICEF pritet të dërgojë dërgesën tjetër të vaksinës në Iran në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor në të ardhmen. Më parë 790,000 doza të vaksinës së koronës ishin importuar në Iran. Sigurimi i shpërndarjes së drejtë të vaksinës së koronës në botë përmes projektit Covax është një përparësi shumë e rëndësishme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe partnerëve të saj.