Iran, 174 persona humbin jetën nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106446-iran_174_persona_humbin_jetën_nga_virusi_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.963.394 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 174 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 63.506 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2021 09:09 Europe/Tirane
  • Iran, 174 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.963.394 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 174 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 63.506 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 17.430 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 1.963,394 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 174 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 63.506 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 1.667.079 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 4.138 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 13.256.820 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".