Zarif: Të gjitha sanksionet e Trump duhet të hiqen
(last modified Fri, 09 Apr 2021 18:58:10 GMT )
Prill 09, 2021 20:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Të gjitha sanksionet e Trump duhet të hiqen

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha në një mesazh në Twitter të Premten se të gjitha sanksionet e Trump ishin kundër marrëveshjes bërthamore dhe duhet të hiqen, pa dallim midis përcaktimeve arbitrare.

"Irani propozon rrugën logjike për pajtueshmërinë e plotë me marrëveshjen bërthamore : SHBA - e cila e shkaktoi këtë krizë - duhet të kthehet së pari në përputhje të plotë; -Irani do t'ia kthejë përgjigjen pas verifikimit të shpejtë," shkroi Muhamed Xhavad Zarif në Twitter. Ndërkohë, pas diskutimeve në Vjenë, negociatori i lartë i Iranit, Abas Eragçi, i përshkroi bisedimet si "konstruktive". Ai shtoi se Teherani është gati për "ndërveprime serioze" me bashkë-nënshkruesit, por kjo do të varet nga serioziteti dhe vullneti politik i palëve të tjera. "Përndryshe, nuk do të ketë asnjë arsye që negociatat të vazhdojnë," paralajmëroi Eragçi, i cili shërben si zv / ministër i jashtëm për çështjet politike. Ai tha se përfundimi i "të gjitha sanksioneve amerikane të hartuara nën administratën Trump është hapi i domosdoshëm për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Vetëm pas verifikimit të heqjes së sanksioneve, Irani do të jetë i gatshëm të ndalë masat e tij korrektive dhe të kthehet në përputhje të plotë me marrëveshjen bërthamore. " Eragçi është në Vjenë në krye të ekipit negociator iranian për të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore.

 

Tags