Nesër, e mërkurë, dita e parë e Ramazanit në Iran
(last modified Tue, 13 Apr 2021 14:25:05 GMT )
Prill 13, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Nesër, e mërkurë, dita e parë e Ramazanit në Iran

Shtabi për observimin e hënës pranë zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka deklaruar se nesër, e mërkurë, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit të vitit 1442 hixhri kameri në Iran.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sipas raportit të grupeve për observimin e hënës pranë zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit që janë dërguar në rajone të ndryshme të Iranit, hëna e re nuk është parë në mbrëmjen e ditës së hënë. Prandaj, këtë vit muaji Shaban ka 30 ditë, ndërsa nesër ditë e mërkurë më 14 prill 2021, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit të vitit 1442 hixhri kameri.

Tags