Dështimi i strategjisë anti-iraniane të SHBA në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106850-dështimi_i_strategjisë_anti_iraniane_të_shba_në_marrëveshjen_bërthamore
Disa zyrtarë amerikanë kanë pranuar kohët e fundit dështimin e projektit të presionit maksimal të vendit të tyre mbi Iranin dhe theksuan gatishmërinë e Shtëpisë së Bardhë për të hequr sanksionet që nuk janë në përputhje me marrëveshjen bërthamore në mënyrë që të rivendoset rendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2021 15:42 Europe/Tirane
  • Dështimi i strategjisë anti-iraniane të SHBA në marrëveshjen bërthamore

Disa zyrtarë amerikanë kanë pranuar kohët e fundit dështimin e projektit të presionit maksimal të vendit të tyre mbi Iranin dhe theksuan gatishmërinë e Shtëpisë së Bardhë për të hequr sanksionet që nuk janë në përputhje me marrëveshjen bërthamore në mënyrë që të rivendoset rendi.

Kjo situatë është padyshim rezultat i lojës diplomatike dhe të aftë të Teheranit në bordin e shahut të marrëveshjes bërthamore. Ditët e fundit, ndërsa intensifikohen bisedimet në Vjenë, anëtarët e pranishëm në takim i vlerësojnë bisedimet si pozitive dhe shpresëdhënëse. Nga këndvështrimi i vëzhguesve, nuk përjashtohet që administrata e Biden të tërhiqet nga pozicioni i saj i mëparshëm duke hequr sanksionet në mënyrë që të mos përballet me të njëjtin fat si dominoja e dështimeve të Trump. Rreth një muaj më parë, ish-Sekretari i Shtetit i Trump, Mike Pompeo pranoi paaftësinë e Shteteve të Bashkuara për t'u përballur me Iranin, duke thënë: " Përpjekja jonë për ta detyruar Iranin të nënshkruajë një marrëveshje që do ta parandalonte atë për të marrë një armë bërthamore dështoi ". Shumë zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të SHBA-së, duke përfshirë Robert Malley, Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Iranin, besojnë se sanksionet mbeten vetëm një mjet presioni dhe nuk çojnë në qëllimin përfundimtar të Shtëpisë së Bardhë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara u mundën në fronte të ndryshme politike dhe forume ndërkombëtare gjatë mandatit katër-vjeçar të Trump dhe çdo herë përfaqësuesit e tyre u kthyen duarbosh. Ndërkohë, 27 senatorë demokratë kanë mbështetur përpjekjet e Presidentit të SHBA Joe Biden për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore dhe për të lehtësuar sanksionet ndaj Iranit. Senatorët përfshijnë senatorin e Virxhinias Tim Kane, një anëtar i Komiteteve të Senatit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Shërbimet e Armatosura dhe Chris Murphy, një senator dhe kryetar i komitetit të Senatit për Lindjen e Afërt, Azinë Jugore dhe Azinë Qendrore. Ata të martën në mbrëmje i shkruan një letër presidentit Biden duke mbështetur përpjekjet e tij.  Në letrën e tyre, senatorët amerikanë kritikuan tërheqjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore dhe thanë: Dëmi i shkaktuar në katër vitet e fundit e ka përballuar vendin tonë (SHBA) me shumë sfida në të gjithë botën.  Duke iu drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, 27 senatorë demokratë shtuan: Ne mbështesim fuqimisht kthimin tuaj në marrëveshjen bërthamore dhe përdorimin e qasjes "angazhim kundrejt angazhimit" si një pikë fillestare për riorganizimin e marrëdhënieve me Iranin.  Megjithëse bisedimet intensive në kryeqytetin austriak kanë krijuar një klimë optimiste, mbetet të shihet nëse Shtëpia e Bardhë, në ditët dhe javët e ardhshme, do të jetë e gatshme të heqë të gjitha sanksionet e saj bërthamore ndaj Iranit, apo nëse të dy palët do të vijnë me një zgjidhje të re?