Zgjedhjet presidenciale të Sirisë duhet të organizohen sipas Kushtetutës
Këshilltari i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit për çështje politike në takim me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë, ka theksuar se zgjedhjet presidenciale të Sirisë do të organizohet në përputhje me Kushtetutën e Sirisë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ali Asghar Khaxhi, këshilltari i lartë për çështje politike i ministrit të punëve të jashtme të Iranit, në takim me Geir Pedersen, përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë, ka biseduar në lidhje me rrugëzgjidhjen politike të krizës së Sirisë dhe për vazhdimin e bisedimeve të komitetit për hartimin e Kushtetutës së këtij vendi.
Ali Asghar Khaxhi në këtë takim ka theksuar: “Zgjedhjet presidenciale në Siri do të organizohet në bazë të Kushtetutës aktuale dhe duhet respektuar Kushtetuta e këtij vendi si ligj themelor. Republika Islamike e Iranit mbështet përpjekjet e Geir Pedersen në lidhje me vazhdimin e bisedimeve për hartimin e Kushtetutës dhe për organizimin e takimeve të ardhshme të atij komiteti”.
Geir Pedersen gjithashtu në këtë takim u shpreh i kënaqur me mbështetjet e Iranit dhe tha: “Jemi duke biseduar me palët siriane për të përgatitur dhe organizuar takimin e gjashtë të komitetit për hartimin e Kushtetutës së Sirisë dhe do të vazhdojmë konsultimet tona me faktorët e rëndësishëm rajonal siç është Republika Islamike e Iranit”.