Irani bleu 60 milion doza të Sputnik V
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106886-irani_bleu_60_milion_doza_të_sputnik_v
Ambasadori iranian në Moskë Kazem Xhalali tha të enjten se Irani bleu 60 milion doza të vaksinës anti-COVID-19  Sputnik V nga Rusia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 15, 2021 15:55 Europe/Tirane
  • Irani bleu 60 milion doza të Sputnik V

Ambasadori iranian në Moskë Kazem Xhalali tha të enjten se Irani bleu 60 milion doza të vaksinës anti-COVID-19  Sputnik V nga Rusia.

Dozat janë të mjaftueshme për vaksinimin e 30 milion njerëzve, tha diplomati iranian për agjencinë IRNA, duke shtuar se marrëveshja u finalizua dhe u nënshkrua përmes negociatave midis Ambasadës Iraniane në Moskë dhe Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit. Ai tha se dozat e blera do të dërgohen në Iran nga maji në nëntor. Lidhur me marrëveshjen aktuale për blerjen e dy milion dozave të vaksinës Sputnik V, ai tha se 520 mijë doza janë dërguar deri më tani në Iran dhe pala ruse ra dakord të dërgojë pjesën tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Ambasadori i Iranit në Rusi gjithashtu tha se dy kompani iraniane kanë nënshkruar marrëveshje me Rusinë për prodhimin e përbashkët të vaksinës Sputnik V  në Iran.