Eragçi: Sanksionet e reja evropiane nënkuptojnë dobësimin e bisedimeve bërthamore
Seyed Abbas Eragçi, negociatori kryesor i Iranit, tha se sanksionet e reja të BE-së për të drejtat e njeriut nënkuptojnë dobësimin e bisedimeve bërthamore mbi marrëveshjen bërthamore.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, "Seyyed Abbas Eragçi " pas takimit të së enjtes të Komisionit të Përbashkët të Këshillit të Sigurimit të KB, në një intervistë theksoi se Irani nuk dëshiron bisedime të stërzgjatura, duke theksuar se në praktikë duhet parë që ekziston një përshpejtimin përpjekjesh për të arritur një marrëveshje. Përndryshe, Irani nuk sheh asnjë arsye për të vazhduar negociatat. " Eragçi " më tej iu referua incidentit terrorist në objektin bërthamor Natanz dhe tha: "Ky incident nuk është diçka që mund të injorohet lehtësisht". Zëvendës politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se Teherani pret që vendet të dënojnë këtë incident dhe kjo është një pritje serioze dhe e drejtë, shtoi se përveç Rusisë dhe Kinës, tre vende evropiane jo vetëm që e injoruan këtë sabotazh të rëndësishëm por ata shtuan rastet e vendosjes së sanksioneve dhe kjo bëri që vullneti i mirë i evropianëve të vihej në pikëpyetje nga Irani. I pyetur në lidhje me përparimin e listës së sanksioneve që duhen hequr dhe veprimet e Iranit, Eragçi tha: Listat janë duke u përgatitur, pozicioni i Iranit është që të gjitha sanksionet duhet të hiqen dhe lista e përgatitur duhet të jetë e plotë. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtoi se nëse palët Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara do të ishin në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre, atëherë Irani do të përmbushë gjithashtu detyrimet e tij. Eragçi në fund tha: Asnjë datë nuk është caktuar për takimin e ardhshëm të Komisionit të Përbashkët.