Irani dënoi sanksionet e SHBA kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106938-irani_dënoi_sanksionet_e_shba_kundër_rusisë
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit i quajti sanksionet e SHBA ndaj Rusisë "të pasakta dhe të pavlefshme".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Irani dënoi sanksionet e SHBA kundër Rusisë

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit i quajti sanksionet e SHBA ndaj Rusisë "të pasakta dhe të pavlefshme".

Saeed Khatibzadeh e quajti njoftimin e qeverisë amerikane për sanksione të reja kundër Rusisë një veprim të gabuar në një drejtim të gabuar, i cili refuzohet plotësisht. Khatibzadeh tha: Me sa duket, varësia e qeverisë amerikane ndaj sanksioneve kundër vendeve të tjera nën pretekste të rreme është bërë një qasje e institucionalizuar në këtë vend dhe ndryshimi i qeverive nuk ka pasur efekt për të korrigjuar këtë qëndrim. Qeveria e SH.B.A. vendosi të enjten sanksione të reja ndaj 32 individëve dhe njësive ruse. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë akuzoi dhjetë diplomatë rusë për spiunim dhe u kërkoi atyre të largohen nga Shtetet e Bashkuara. Këto sanksione të reja janë vënë nën pretekstin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane dhe një sulmi kibernetik ndaj këtij vendi. Sanksionet e vendosura me urdhër ekzekutiv të presidentit amerikan do të hyjnë në fuqi më 14 qershor të këtij viti dhe gjithashtu do të zbatohen edhe për gjashtë kompani teknologjike ruse.