Irani dhe Serbia nënshkruajnë Memorandum për të zgjeruar bashkëpunimin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106996-irani_dhe_serbia_nënshkruajnë_memorandum_për_të_zgjeruar_bashkëpunimin
Irani dhe Serbia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe për të mbajtur konsultime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2021 15:55 Europe/Tirane
  • Irani dhe Serbia nënshkruajnë Memorandum për të zgjeruar bashkëpunimin

Irani dhe Serbia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe për të mbajtur konsultime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua të Shtunën në Teheran nga Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij serb Nikola Selakovic. Sipas Memorandumit, Irani dhe Serbia do të zgjerojnë marrëdhëniet miqësore bazuar në parimet e barazisë, sovranitetit, integritetit territorial, mosndërhyrjes në punët e brendshme, respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së takimeve dhe konsultimeve periodike midis dy vendeve për çështje bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare. Teherani dhe Beogradi ranë gjithashtu dakord të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të zgjidhur krizat rajonale dhe globale përmes mjeteve politike dhe diplomatike. Diplomati i lartë serb arriti në Teheran të Shtunën dhe zhvilloi një takim me homologun e tij iranian. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me Presidentin Hasan Ruhani, Kryetarin e Parlamentit Muhamed Baker Ghalibaf dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë.