Sattari: Ne jemi duke prodhuar në masë disa vaksina
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107048-sattari_ne_jemi_duke_prodhuar_në_masë_disa_vaksina
Zv/Presidenti iranian për Shkencën dhe Teknologjinë theksoi se ne do të prodhojmë në masë disa vaksina njerëzore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 18, 2021 20:54 Europe/Tirane
  • Sattari: Ne jemi duke prodhuar në masë disa vaksina

Zv/Presidenti iranian për Shkencën dhe Teknologjinë theksoi se ne do të prodhojmë në masë disa vaksina njerëzore.

Sipas agjencisë IRNA, Sorena Sattari, Zëvendëspresident i Iranit për Shkencë dhe Teknologji, duke folur të Dielën tha: "Në tre vitet e fundit, zhvillime të mira kanë ndodhur në fushën e prodhimit të vaksinave në Iran, kështu që këtë vit ne do të prodhojmë në masë disa vaksina njerëzore". Sattari, në margjinat e inaugurimit të linjës së prodhimit të vaksinave "Vial injeksion" me përparësi vaksinën anti- Corona, shtoi: "Kjo linjë është një investim i rëndësishëm dhe në kohën e duhur, dhe produkti i këtij kompleksi plotëson nevojat e të gjithëve prodhuesve të vaksinave, veçanërisht të vaksinave anti-Covid-19". Ai gjithashtu tha se hapat e përgatitjes së kësaj vaksine duhet të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit.