Aktet e sabotazhit nuk paraqesin kërcënim për aktivitetet bërthamore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107050-aktet_e_sabotazhit_nuk_paraqesin_kërcënim_për_aktivitetet_bërthamore_të_iranit
Kryetari i Parlamentit të Iranit Muhamed Baker Ghalibaf deklaroi se vendimi i fundit i Iranit për të filluar pasurimin e uraniumit në pastërtinë 60 për qind ishte një "përgjigje vendimtare" ndaj një komploti për të minuar pozicionin e Teheranit në bisedimet e Vjenës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Aktet e sabotazhit nuk paraqesin kërcënim për aktivitetet bërthamore të Iranit

Kryetari i Parlamentit të Iranit Muhamed Baker Ghalibaf deklaroi se vendimi i fundit i Iranit për të filluar pasurimin e uraniumit në pastërtinë 60 për qind ishte një "përgjigje vendimtare" ndaj një komploti për të minuar pozicionin e Teheranit në bisedimet e Vjenës.

Ghalibaf i bëri komentet të Dielën, më pak se një javë pasi Irani informoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) për planin e tij për të filluar pasurimin në gradën 60 përqind, nën të cilën 1.000 centrifuga të përparuara do të instalohen në objektin bërthamor iranian Natanz. Vendimi i Iranit pasoi një akt sabotimi në këtë objekt, i cili është midis sajteve që monitorohen nga ANEA nën marrëveshjen bërthamore. Kryetari i Parlamentit të Iranit tha se pasurimi i uraniumit me 60 përqind bazohet në kuadrin e Nenit 1 të Planit Strategjik të Veprimit Kundër Sanksioneve, një ligj i miratuar Dhjetorin e kaluar nga Parlamenti iranian. Pasurimi prej 60 përqind i uraniumit, i cili u bë i mundur në një kohë të shkurtër, tregon se intervali midis vendimmarrjes dhe veprimit në industrinë bërthamore të vendit ka arritur minimumin, shtoi ai. "Sot, mund të thuhet se brenda një kohe të shkurtër ne do të arrijmë gjithçka që duam me bekimin e Zotit të Plotfuqishëm," tha Muhamed Baker Ghalibaf. "Arritja e rëndësishme e pasurimit u dëshmoi armiqve tanë se industria bërthamore e Iranit është bërë autoktone dhe se çdo veprim dhe presion i pallogaritur mbi vullnetin kombëtar të Iranit për përparimin shkencor është i paefektshëm." Pasurimi prej 60 përqind i uranimumit, tha Ghalibaf, ishte "një përgjigje vendimtare ndaj skemës së armikut që synonte të dobësonte dorën e sipërme të Iranit në procesin e negociatave". Përfaqësuesit e nënshkruesve të mbetur në marrëveshjen bërthamore janë takuar në Vjenë në përpjekje për të hequr sanksionet e njëanshme të SHBA-së ndaj Republikës Islamike dhe për të diskutuar hapat e tjerë të nevojshëm për t'i sjellë Shtetet e Bashkuara në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Kryetari i Parlamentit të Iranit tha se pasurimi i uraniumit në një nivel më të lartë tregoi se aktet e sabotazhit nuk paraqesin kërcënim për aktivitetet bërthamore të Iranit, por praktikisht ofrojnë "një mundësi unike" për përparimin. "Unë gjithashtu theksoj se një përgjigje ndaj sulmit terrorist në Natanz është një nevojë e domosdoshme dhe se do të realizohet në kohën e duhur," shtoi Muhamed Baker Ghalibaf.