Ajetullah Khamenei dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e gjeneral Sejed Muhamed Hixhazi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107070-ajetullah_khamenei_dërgon_mesazh_ngushëllimi_për_vdekjen_e_gjeneral_sejed_muhamed_hixhazi
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, me anë të një mesazhi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneral Sejed Muhamed Hixhazhi, zv/komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2021 08:38 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khamenei dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e gjeneral Sejed Muhamed Hixhazi

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, me anë të një mesazhi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneral Sejed Muhamed Hixhazhi, zv/komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit.

Ajetullah Khamenei në këtë mesazh ka thënë: “Me shumë keqardhje morëm lajmin për vdekjen e gjeneral me plotë krenari Sejed Muhamed Hixhazi. Ai ka kaluar një jetë të tërë në luftën në rrugën e Zotit me një zemër të mbushur me plotë besim të vërtet dhe me plotë motiv dhe vullnet dhe me të gjithë forcën e tij i ka shërbyer Islamit dhe Revolucionit Islamik dhe ka qenë pasqyrë e vërtetë e një luftëtari në rrugën e Zotit. Ai ka shërbyer në detyra dhe përgjegjësi të mëdha në Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit dhe të gjitha ato i ka kryer me krenari dhe nder. Prandaj, humbja e një gjenerali të tillë me të vërtetë është keqardhëse dhe me plotë pikëllim. Kështu që i shprehu ngushëllim familjes së tij, miqyve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe e lus Zotin e madhëruar që t’u japë durim për ta përballuar këtë dhimbje!”.