Khatibzade: Në Vjenë nuk po zhvillohet kurrfarë negociatash mes Iranit dhe Amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në Vjenë të Austrisë nuk po zhvillohen kurrfarë negociatash të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Amerikës.
Sa’id Khatibzade, ditën e hënë në konferencën për shtyp, në lidhje me pretendimin e Joe Biden, presidentit të Amerikës për negociata jo të drejtpërdrejta të Amerikës me Iranin në Vjenë, deklaroi: “Ajo çfarë po zhvillohet në Vjenë, janë bisedimet në kuadër të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore. Amerika e di më mirë se çdo kush tjetër se të gjitha veprimet e Iranit janë kryer në bazë të marrëveshjes bërthamore dhe këto veprime mund të ndërpriten vetëm në kohën kur Amerika t’i japë fund dhe të heqë sanksionet e veta kundër Iranit dhe të vërtetohet heqja e sanksioneve”.
Khatibzade në lidhje me vizitën e ardhshme të ministrit të punëve të jashtme të Pakistanit në Teheran, tha: “Kjo vizitë është e rëndësishme dhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e Iranit dhe Pakistanit janë të gjera dhe të thella. Gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Pakistanit në Iran, përveç bisedimeve në lidhje me çështjet me interes të përbashkët të të dy vendeve, do të përurohet edhe pika e tretë kufitare e përbashkët mes Iranit dhe Pakistanit”.
Khatibzade në lidhje me grupin punues për heqjen e sanksioneve, tha: “Ajo çfarë është e rëndësishme është kjo që Irani në kuadër të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore mes shtetet e Grupit 4+1, ka deklaruar qëndrimet e veta në bazë të interesave të Republikës Islamike të Iranit. Nëse Amerika merr vendim që të distancohet nga trashëgimia e dështuar e Donald Trump dhe të veprojë në kuadër të zotimeve të veta, atëherë bisedimet do të shkojnë më lehtë përpara”.
Khatibzade gjithashtu në lidhje me identifikimin e autoritet të sulmit terrorist ndaj qendrës atomike Natanz të Iranit dhe vendosjen e tij nën përndjekje të policisë, ka thënë: “Në lidhje me aspektet e sigurisë dhe inteligjencës rreth sulmit terrorist ndaj qendrës atomike Natanz, duhet të deklarohen autoritetet përkatëse. Kjo ngjarje është një terrorizëm i qartë bërthamore dhe Irani po e ndjek çështjen nga të gjitha aspektet”.